ja-cpanel-top

Menaxhimi materialo-financiar i prodhimit – Gurëthyesit

E-mail Print PDF

Procesi i prodhimit zhvillohet kryesisht në tri faza. Faza e parë përfshin kalkulimin e lëndës së parë dhe futjen e GURIT me çmim blerës = pagesat e taksave për rrëmimin e shkëmbinjve, gjegjësisht KMSH=TAKSAT. Pastaj vijon faza e dytë e dërgimit të lëndës së parë në prodhim, gjegjësisht me dokumentin Fletëdërgesa/Fletëpranimi të lëndës së parë; nga DEPO E LËNDËS SË PARË dërgohet lënda e parë në prodhim për minim dhe klasifikimin e gurëve. Fazën e tretë e karakterizon prodhimi i produktit të gatshëm sipas normativave të paracaktuara, e cila zhvillohet duke dërguar me Fletëdërgesë/Fletëpranimi të prodhimit të gatshëm nga DEPO E PUNËS NË PROCES në DEPON E PRODUKTEVE TË GATSHME për shitje. Produkti i gatshëm është GURI I SORTUAR SIPAS FRAKSIONEVE, i cili i dërgohet blerësit me dokumentin përkatës Fletëdërgesa apo Faturimi për blerësin është përmbledhës sipas fletëdërgesës gjegjëse. Zhvillimi i tërë këtij procesi përcillet me kontizim automatik, prandaj ekziston mundësia e evidencës të stoqeve në të gjitha depot; përcjellja e porosive të blerësve; përllogaritja e kostos së prodhimit etj. Të gjitha raportet mund të gjenerohen nga një ditë deri në
një vit kalendarik.

Ju jeni këtu: Produktet Menaxhimi materialo-financiar i prodhimit – Gurëthyesit