ja-cpanel-top

MS Office

Niveli II - Kursi i Avancuar

E-mail Printo PDF

MS Access, MS Power Point dhe Internet

Menaxhimi i mirë i të dhënave, organizimi efikas dhe gjetja e asaj të dhëne shpejt dhe në mënyrë efikase është bërë imperativ i kohës, pa marrë parasysh profesionin, aktivitetin apo punën me të cilën mirret njeriu i sotëm. MS Access, është program, nga paketi i MS Office, i cili mundëson krijimin e bazave të të dhënave me të gjitha elementet përcjellëse dhe për fat të mirë nuk është i vështirë për ta përvetësuar.

MS Power Point, është gjithashtu nga familja e MS Office, dhe shërben për krijimin e prezentimeve të begatshme të cilat mund të shfrytëzohen si ndihmesë në ligjirata, fjalime, prezentime të programeve, prodhimeve, ideve, planeve e të ngjajshme, në mënyrë vizuele, gjithësesi, interesante e të pëlqyeshme.

Të flasësh për internetin dhe rëndësinë e tij, sot është e tepërt. Prandaj nëse doni të mësoni se si mund ta përdorni atë në mënyrë sa më efikase ejani dhe ndiqni këte kurs dhe do t'iu zbulojmë një botë të tërë, me çuditë e mrekullitë e saj të quajtur INTERNET.


Niveli I - Kursi për fillestar

E-mail Printo PDF

MS Windows, MS Word dhe MS Excel

Ky kurs i MS Office, u është dedikuar fillestarëve, dhe ka për qëllim aftësimin e tyre në përdorimin dhe punën në Word dhe Excel.

Orët e para të këtij kursi janë të rezervuara për shpjegimin e bazave të sistemit operativ Windows, në veçanti në krijimin e folderëve, emërimin e tyre, organizimin, bartja e nje fajli nga një folder në tjetrin, përdorimi i Floppy Diskut, ruajtja e dokumenteve e të ngjajshme.

Kursi përbëhet nga 36 orë shkollore. Për çdo kandidat është i sigurar një kompjutor.

Me mbarimin e kursit Office 1, kandidatët do të jenë të aftësuar që të punojnë të pavarur me kompjutor dhe do të jenë gjendje të krijojnë, ruajnë e modifikojnë dokumentet në MS Word si dhe në MS Excel.


Ju jeni këtu: Trajnime MS Office trajnime