CCNA Trajnime

Print

CCNA është i ndarë në katër semestra: CCNA1, CCNA2, CCNA3, CCNA4. Ky kurs shtjellon materien e rrjetave kompjuterike, me përqendrim kryesor në LAN - Local Area Network - , pa lënë anash edhe rrjetat WAN - Wide Area Network. Studentët kanë mundësinë qe nëpërmes këtij kursi të mësojnë se si planifikohet rrjeta, si bëhet implementimi i saj, do t'iu qartësohet se si rrugëton informata nga një kompjutor në tjetrin, pa marrë parasysh largësinë në mes tyre. Njëkohësisht do të njihen me protokolet e standardet që përdoren sot në implemntimin e rrjetava si dhe pajisjet që bëjnë të mundshëm komunikimin.

Pjesa më e madhe e kurseve bazohet në punën praktike të vetë studenteve nën udhëheqjen e Instruktorit të qertifikuar. Për hollësi të mëtutjeshme percill lidhjet në dritaren e djathtë si dhe adresat në vijim: cisco.com dhe cisco.netacad.net