IT Essentials I & II

Print
IT Essentials I & II është kurs me planprograme te Cisco Academy, dhe ka të bëjë me kumpjutorët në tërësi: Pjesët përbërëse, nga më të thjeshtat deri te ato më të sofistikuarat dhe funksioni i tyre. Si punojnë ato, marrëdheniet e tyre në mes veti, si i ndajnë detyrat dhe si e dinë se cila detyre i takon cilës pjese. Në detaje flitet për sistemet operative - si "shef" në PC -, pastaj problemet harduerike e softuerike dhe metodat për mënjanimin e tyre. Me një fjalë ky kurs është për ata të cilëve iu ka interesuar gjithëmonë se si punon kompjutori, dhe jo vetëm kaq, por pas mbarimit të këtij kursi do të jeni në gjendje që të filloni të riparoni vetë kompjutorin.