Joom!Fish config error: Default language is inactive!
 
Please check configuration, try to use first active language

Niveli II - Kursi i Avancuar

Niveli II - Kursi i Avancuar

Print

MS Access, MS Power Point dhe Internet

Menaxhimi i mirë i të dhënave, organizimi efikas dhe gjetja e asaj të dhëne shpejt dhe në mënyrë efikase është bërë imperativ i kohës, pa marrë parasysh profesionin, aktivitetin apo punën me të cilën mirret njeriu i sotëm. MS Access, është program, nga paketi i MS Office, i cili mundëson krijimin e bazave të të dhënave me të gjitha elementet përcjellëse dhe për fat të mirë nuk është i vështirë për ta përvetësuar.

MS Power Point, është gjithashtu nga familja e MS Office, dhe shërben për krijimin e prezentimeve të begatshme të cilat mund të shfrytëzohen si ndihmesë në ligjirata, fjalime, prezentime të programeve, prodhimeve, ideve, planeve e të ngjajshme, në mënyrë vizuele, gjithësesi, interesante e të pëlqyeshme.

Të flasësh për internetin dhe rëndësinë e tij, sot është e tepërt. Prandaj nëse doni të mësoni se si mund ta përdorni atë në mënyrë sa më efikase ejani dhe ndiqni këte kurs dhe do t'iu zbulojmë një botë të tërë, me çuditë e mrekullitë e saj të quajtur INTERNET.