Joom!Fish config error: Default language is inactive!
 
Please check configuration, try to use first active language

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË PROGRAMEVE

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË PROGRAMEVE

Print

Softueri ynë është 100% vendor dhe në zhvillim të vazhdueshëm, prandaj ekziston mundësia e përshtatjes të programit specifikave të çdo lloj veprimtarie biznesore.

Programet bazohen në Standardet e Kontabilitetit Kosovar/Ndërkombëtar.

Programet janë të përshtatshme dhe të lehtë për përdorim.

Programet mund të përdoren në rrjetë kompjuterike lokale dhe në rrjeta më të gjëra gjeografike.

Prioritetet dhe privilegjet e përdoruesve i përcakton vetë shfrytëzuesi.

Programet përmbajnë edhe ndihmën për përdorimin e softuerit.

Programet kanë shkallë të lartë sigurie.

Arhivimi gjegjësisht marrja/kthimi i kopjeve te shënimeve bëhet në mënyrë automatike ose manuale.

Softueri ka mundësin e përshtatjes - përkthimit në të gjitha gjuhet botërore.

Përpunimi i shënimeve ndodh në kohën reale me kontizim automatik si dhe ekziston mundësia e përdorimit të shumë monedhave - është multivalutor.

Të gjitha raportet gjenerohen për periudhën nga një ditë deri më periudhën prej një viti kalendarik dhe mund të shfletohen në ekran, të shtypen në printer apo të eksportohen ne Excel ose PDF formë.

Tek programet ekziston mundësia e mbrojtjës-frizimit të shënimeve te deponuara deri më datë të caktuar si dhe auditimi i tyre – log file.

Llogaritja e saktë e KMSH-së – çmimi mesatar i ponderuar.

Të gjitha programet janë modulare. Liçencat/Modulet e programeve mund të përdoren veç e veç apo si tërësi e sistemit të integruar informativ.